Besojmë mund ta keni lexuar disa javë më parë si në Blitz.al po ashtu edhe në portale të tjera se një nga trendet e fundit të propozimeve ishte pikërisht unaza e future brenda tek avokado.

Epo nëse mendoni se kjo ishte një çmenduri, duhet të lexoni më poshtë artikullin për të kuptuar se avokadoja ishte mirë!

Në vend të unazës së fejesës, partnerët sot po zgjedhin ‘piercing’ në gishtin e fejesës. Me pak fjalë, në momentin që zgjidhni të fejoheni shkoni për të bërë një piercing të cilin ju e zgjidhni vetë dhe kështu bëni të njëjtën zgjedhje me partnerin. Në fakt është e njëjta logjik me ata që zgjedhin të bëjnë tatuazh në vend të të mbajturit unazë por ndryshimi i vetëm sipas ekspertëve qëndron në faktin se ‘piercing’ është pak më i dhimbshëm në procesin e vënies së tij.

Epo dashuria i ka  këto sakrifica kështu që, nëse ju duket diçka e lezetshme, përse jo? Provojeni dhe kapeni modën sa jeni në kohë!

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.