Punëtori i një kopshti zoologjik është mbytur nga një tigër, të cilin e kishte rritur qysh kur ishte i vogël.

Punonjësi i kopshti zoologjik i identifikuar vetëm si Wu, po qëndronte brenda kafazit vetëm me tigrin, ku për vite të tëra e kishte ushtruar.

Befasisht tigri i vërsulet dhe e ngufat deri në vdekje, kanë njoftuar zyrtarët e qytetit kinez Fuzhoi në provincën Fujian. Wu që punonte për kopshtin zoologjik të qytetit, kishte rritur tigrin qysh kur ishte i vogël.

Pamjet rrëqethëse të filmuara nga dëshmitarët okularë, shfaqin tigrin duke qëndruar pranë trupit të pajetë të burrit brenda kafazit, derisa dikush dëgjohet duke bërtitur “telefononi policisë.

Një video tjetër e edituar nga mediat kineze për shkak të pamjeve të rënda, shfaqin tigrin duke e copëtuar burrin, derisa punonjësit tjerë mundohen ta shpërqendrojnë tigrin duke e goditur me një shkop.

Edhe pse arritën ta tërheqin viktimën nga kafazi ai ishte pa shenja jete, ndërsa me të mbërritur në vendin e ngjarjes mjekët konfirmuan vdekjen e tij.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.