Një sherr mes vajzave ka ndodhur ditën e sotme pranë gjimnazit Andon Zako Çajupi, në Tiranë.

Tre prej tyre kanë dalë që nga rruga “Kongresi i Manastirit” dhe kanë pritur vajzat e tjera të hyjnë në një prej rrugicave që të nxjerr tek “Xhamlliku”.

Me të ardhur dy vajzat e tjera, ato janë përleshur duke u kapur e tërhequr për flokësh.

Në video shihen vajzat që bëjnë sherrin, ndërsa shokët e tyre përpiqen t’i ndajnë.

Djali që ka dërguar videon shkruan:

Gocat e Çajupit duke prit grupin tjeter qe te dilnin nga shkolla. U takuan tek xhamlliku. Grupi i pare qe kishin bere priten i moren me te mira që të futeshin brenda në lagje. Tani jan shumica ne rajonin numer 4. Me sa degjova me nji cun ishin shajt me perpara ne telefon.”

Nuk dihet shkaku i zënkës që ka degjeneruar në dhunë mes të miturave, por skena nuk ka qenë aspak e hijshme. Skena të tilla përsëriten gjithnjë e më shumë duke ngritur seriozisht shqetësimin për brezin që po rritet.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.