Savash Veliu

‘’Fajtori për katrahurat botërore është SHBA-ja sepse ajo kurrë nuk qëndron konformë parimeve ndërkombëtare mbi të cilat edhe vet është kontraktuese e saj!…

Ishte 11 shtatori që dha sinjalin e fillimit të Luftës së Tretë Botërore që goditi Avganistanin si Epiqendra e hyrjes së mileniumit të tretë gjatë viteve 2000 si projekt për ri-copëtimin e shteteve ekzistuese rajonale e më gjërë.

Avganistani ishte Qendra e Drogës Botërore dhe rruga e trafikut që më pas atë ta okupoj kush tjetër pos, kuptohet SHBA-ja dhe NATO?! Sot pyesim; Kush e okupoi Veriun e Sirisë dhe të Irakut (Kosovën dhe veriun e saj) … kuptohet sërish SHBA-ja dhe NATO? Atëherë pyesim sërish; Përse kundërshtohetë ashpër nga SHBA dhe NATO operacioni Turk në veriperëndim të Sirisë, gjegjësishtë, Operacioni i fundit ‘’Dega e Ullirit’’ ndaj Afrinit? Përgjigja është shumë e thjeshtë dhe e qartë, sepse në Afrin dhe rrethinën e saj janë stacionuar 7 baza laboratouaresh më të sofistikuara të përpunimit të Heroinës nga e cila ushqehetë Evropa dhe Bota me bekimin e perëndimit!

Ja përse në Afrin ndërhyri Turqia, zonë e cila transporton heroinë përmes tuneleve të inxhineruara nga SHBA dhe NATO nga Siria drejtë qytetit kufitar Kilisë të Turqisë prej ku vazhdon në jugperëndim te qyteti Mersin dhe me rrugën detare arrinë në Evropë dhe në Arabinë Saudite.

Këto stacione të drogës në veri të Sirisë të ndërtuara nga Perëndimi ushqen boshtin kurrizor të organizatës terroriste PKK e cila është në listën e grupeve terroriste edhe të SHBA-së dhe të NATO-së, që qëllimisht destabilizon Turqinë!  Grupi terrorist PKK (PYD-YPG-SDG) dhe ISIS me shitjen e drogës në Evropë dhe Botë përfitonte në vit 1.5 miliard dollarë nga e cila siguron armët dhe municionet, kundrejt Turqisë.

Këto informacione dramatike dhe vrastare mbi terroristët i siguroj shërbimi sekret MIT dhe Policia turke të cilët edhe e projektuan mbytjen e organizmit PKK përmes operacionit ‘’Mburoja e Eufratit’’ dhe sot ‘’Dega e Ullirit’’ mbi Afrin. Këto operacione vdekjeprurëse mbi Terrorizmin Botëror arriti të asgjësoj edhe grupin ISIS bashkë me planet perëndimore për të gjymtuar sovranitetin Turkë. Këto Operacione po kryhen në kuadrin e të drejtave të Turqisë, të cilat bazohen në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së dhe respektimin e integritetin territorial të Sirisë. Këto Operacione si ‘’Dega e Ullirit’’ dhe të ngjajshëm mund të kontribuojnë pavarësishtë edhe për sigurinë e Evropës dhe të rajonit.

Pas këtyre operacioneve të organizuara turke urgjentisht në mbrojtje të terroristëve vrapoi SHBA dhe NATO duke i armatosur deri në dhëmb me tanke dhe me raketa të sigurara me ndërtim Tunelesh shumëkatëshe të bërë nga NATO që kap edhe cepinë kufitar turk.

Sistemet e tunelit shumëkatëshe janë ndërtuar në Afrin kundër ushtrisë turke, e cila është transformuar në strehë terroriste prej vitesh me mbështetjen e aleatëve të ashtuquajtur Perëndimorë.

Te këta tunele ka të tjera nën tunele të gjetur në Afrin. Pushtetet perandorake që i dhanë Terroristëve, para, mjete dhe mbështetje inxhinierike, ndërtuan sisteme të ndryshme të tunelit edhe në nivele më të ulët. Disa sisteme të tunelit janë ndërtuar afër sipërfaqes tokësore, ndërsa sistemet më të komplikuara të tunelit janë ndërtuar në mënyrë të pavarur nën to.

Sistemet e tunelit janë të ndërtuara me mbështetjen e dhënë nga forcat amerikane tek PKK/PYD/ISIS, me inxhinierë të ndryshëm nga vende të ndryshme, ndërsa inxhinierët gjermanë u sollën në thellësitë e një kodre strategjike pranë sipërfaqes tokësore dhe sistemet e tunelit u ndërtuan sipas strategjisë së NATO-së, derisa sisteme të ndryshme të tunelit u krijuan nga inxhinierë amerikanë të pavarura në të njëjtën kodër.

Përveç kësaj, ndërkohë që sistemet e tunelit afër sipërfaqes janë të dizajnuara për të mbrojtur kodrën kundër ushtrisë turke që janë përgatitur për rimbushje me planifikim afatgjatë. Një tjetër tipar i sistemeve të tunelit në pjesën më të thellë të tokës është lidhja e kodrave me kodra dhe vendbanime të tjera që janë 1 milje larg që gjithashtu arrin përtej kufijve të tunelit në thellësit të brendshme të Turqisë.

Këto tunele të NATO-së janë përgatitja e PYD (PKK) për luftë me strategjitë e NATO-s për terroristët separatist me veprime kundrejt Turqisë, Sirisë, Iranit, Irakut, prej ku trafikohen armët, droga dhe trafiku i terroristëve të PKK-ISIS krah më krahë me vendet e NATO-s, kundër sovranitetit turk. Prandaj përgjatë kufirit të saj Turqia ndërtoi mure të larta betoni që këputi trafikimin e elementeve destruktive drejtë vendit të saj që i dha goditje të fuqishme kundrejt planeve sioniste të copëtimit të shteteve rajonale, gjë që përgaditet sot edhe në Ballkan duke filluar me demarkacionin në Kosovën tonë e nesër me Serbinë, Greqinë, Maqedonin e tjerë.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.