Ndonëse është kthyer në trend kohët e fundit, pagjumësia është një kërcënim serioz për shëndetin tonë. Duket si e pavlefshme por pagjumësia është shkaktare për një sërë sëmundjesh.

Prandaj mjekët këshillojnë se për të pasur një shëndet të mirë duhët të jemi të rregullt me gjumin.

Më poshtë janë listuar disa nga problemet që sjell pagjumësia në shëndetin tonë:

Pagjumësia duke rritur reagimet e sistemit nervorë shkakton rritje të ankthit.

Rrit depresionin: Pagjumësia duke pakësuar neuronet që rregullojnë gjendjen shpirtërore çon në rritjen e depresionit.

Dëmtohet aftësia për të menduar, për të përpunuar informacion, kujtesa dhe përqëndrimi.

Bëhet shkak për rritjen e tensionit gjatë orëve të gjumit. Kjo vjen nga çregullimi i orarit të gjumit.

Gjumi ul ndjeshëm presionin e gjakut. Në raste të pagjumësisë nuk kemi normalizim të presionit të gjakut duke shkaktuar sëmundje të zemrës.

Pagjumësia çliron hormonet e stresit. Këta hormone janë të lidhura ngushtë me rezistencën e insulinës.

Pagjumësia dëmton hormonet që tregojnë ngopjen dhe urinë.

Ekspozimi në dritë natën rrit prodhimin e estrogjenit.Shumë estrogjen nxit formimin e kancerit të gjirit.

Pagjumësia prish sistemin e orientimit të kohës. Pa ndihmën e një ore e kemi të vështirë të orientohemi me kohën.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.