Roma ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Shakhtar, por të mjaftueshme për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Skuadra italiane, Roma ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Shakhtarit në Olimpico.

Rezultati i dy ndeshjeve ishte 2:2, por Roma kaloi tutje fal golit që kishte shënuar si mysafir.

Golin e vetëm dhe të fitores për romakët e shënoi sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko në minutën e 52’të.

Roma kështu bëhet skuadra e gjashtë që kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas Real Madridit, Liverpoolit, Manchester Cityt, Juventusit dhe Sevillas.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.