Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser al Khelaifi dhe drejtor sportiv, Henrique Antero ndodhen në Brazil për të takuar Neymarin, raporton “Le Parisien”.

Presidenti ishte aty edhe për të parë yllin e PSG-së, evoluimin e rikuperimit të tij pas operacionit, të cilit iu nënshtrua më 3 mars, çka bëri që transferimi rekord botëror në futboll të humbasë kthimin e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Nasser al Khelaifi do të përfitojë nga qëndrimi i tij në Brazil për t’u takuar me disa klube futbolli dhe për të përmbushur vizita të tjera të biznesit.

Në media po qarkullojnë fjalë se Neymar dëshiron transferimin drejt Realit prandaj  Nasser al Khelaifi udhëtoi drejt Brazilit për të folur nga pranë me Neymarin.

Ndërsa klubi francez insistojnë që udhëtimi nuk ka të bëjë me përpjekjen për të siguruar vazhdimësinë e lojtarit, pasi e kanë atë në qendër të projektit të ardhshëm dhe janë të bindur se lojtari është i lumtur në Paris.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.