Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, nuk pranon marrëveshje për zgjidhjen e emrit, pa ndryshim paraprak të Kushtetutës së Maqedonisë. Ai gjatë takimit me homologun e tij nga Portugalia, ka thënë se marrëveshjes eventuale mes Maqedonisë dhe Greqisë duhet t’i paraprijë ndryshim kushtetues. Sipas tij, kjo nuk është kërkesë greke, por kërkesë që ka të bëjë me Bashkimin Evropian, legjislacionit evropian dhe respektim të asaj që nënkupton legjislacion ndërkombëtar.

“Nevojitet paraprakisht rishikim i Kushtetutës së vendit fqinj, i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, para se të hyn në fuqi marrëveshja dhe para se të kompletohet përmabjtja, sepse, ne evropianët që e kemi këtë mentalitet demokratik nuk mund të mendojmë se një shtet pranon, atë duhet ta bëj edhe për shkak të respektimit të legjislacionit të tyre kushtetues. Nuk mund ta paramendojmë se një vend, vjen dhe nënshkruan marrëveshja ndërkombëtare, duke shkelur kushtetutën e vet dhe duke thënë: Nuk është aq i rëndësishëm Kushtetuta jonë, mund të shkojmë përpara dhe do të shohim kur do të bëjmë rishikim të Kushtetutës tonë”, theksoi presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos.

Loading...