Pas dy vitesh bashkë, Zayn Malik dhe supermodelja Gigi Hadid janë ndarë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Zayn Malik në llogarinë e tij në twitër.

‘Gigi dhe unë kishim një marrëdhënie tepër të rëndësishme, të dashur dhe zbavitëse dhe kam një respekt të madh për Gigin si një grua dhe një mike. Unë jam mirënjohës  të gjithë tifozët tanë për respektimin e këtij vendimi të vështirë dhe privatësisë sonë në këtë kohë, ne dëshirojmë që ky lajm të jetë ardhur prej nesh së pari. Ne ju duam të gjithë ju. XZ” ka shkruar Zayn.

Sipas ‘The Sun’, çifti e mori këtë vendim, pasi orarët e tyre ishin të zëna dhe kishin krijuar distancë ndërmjet tyre.

Një burim i tha gazetës se ‘Ata nuk janë më çift por ata qëndrojnë të afërt dhe mbështetin njëri-tjetrin. Realiteti është se ata kanë qëndruar larg njëri tjetrin gjatë për një kohë të gjatë. Ata kanë orar të çmendur të punës që do të ushtronin presion mbi çdo marrëdhënie”.

Loading...