Njësitet policore speciale “Tigrat” ende nuk kanë ndonjë pjesëtar shqiptarë. Pas shumë zërave dhe kërkesave për pranimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në radhët e tyre, sot e kësaj dite nuk ka asgjë konkrete.

Kjo njësi është formuar më 13 mars 1981 në kuadër të ish-sekretariatit të punëve të brendshme të periudhës socialiste. Ajo sot e 37 vjet njihet si njësiti më elitar policor, që ka pjesëtarët më të mirë të policisë.

Në historinë e shkurtër të saj thuhet se ajo ka kryer misione të rëndësishme siç përmendet konflikti i vitit 2001 dhe më pas operacione siç thuhet “për asgjësimin e terroristëve duke përmendur vendbanimet shqiptare si Brezë 2003, Brodec 2007, Radushë 2010 (rasti i vrasjes së Harun Aliut) dhe Lagja e Trimave e 9 majit të 2015”./INA

Loading...