Policia e Sarandës në bashkëpunim me Interpol Tirana kapën dhe arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Polonisë, një shtetas polak të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Przemyslaw Pasternak, 38 vjeç, lindur në Poloni.

“Gjykata Rajonale Poznan/Poloni me vendim nr. III K 549/08 të datës 22.04.2013 e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet e 6 muaj, (mbetur për të vuajtur 3 vjet, 6 muaj dhe 22 ditë burgim), për veprat penale, “Mashtrim dhe Falsifikim”, parashikuar nga nenet 286/1 dhe 294, 297 të Kodit Penal Polak, pasi ky shtetas në lokalitetin Ponznan/ Poloni prej vitit 2004 deri në vitin 2006 nëpërmjet mashtrimit ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar lidhur me punësimin e disa personave me aftësi të kufizuar duke i shkaktuar një kompanie një dëm në shumën e parave 2 943 991  (polake)”, thuhet në një njoftim të policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtesisë dhe Interpol Warsaw po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin e këtij të kërkuari drejt Polonisë

Loading...