Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka pritur sot në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilia Strashevski.

Ministri kosovar ka treguar se me të ka biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe temat e mundshme për diskutim në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.

“Bashkëpunimi rajonal është në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim në të gjitha vendet e rajonit dhe MAShT është e hapur për bashkëpunim, sidomos me vendet fqinje. Në mesin e temave që janë planifikuar të diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive është edhe njohja e diplomave mes dy shteteve dhe mundësitë e lehtësimit të procedurave për nostrifikimin e tyre, si dhe mobiliteti i studentëve, profesorëve, etj”, shkruan Bytyqi në facebook.

Ai tregon se Ambasadori Strashevski ka theksuar se Maqedonia ka një bashkëpunim të mirë me Kosovën në fushën e arsimit, por ka hapësirë për thellimin e bashkëpunimit.

“Gjithashtu, përmendi faktin se tashmë është duke funksionuar edhe Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup, ku Kosova mund të japë kontribut në zhvillimin e këtij Universiteti. Gjatë këtij takimi, bashkëbiseduam edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shkencës, në mënyrë që të të dy vendet të përfitojnë nga fondet e Bashkimit Evropian me projekte të përbashkëta”, njofton Ministri i Arsimit.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.