Ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska- Milevska nuk ndjehet fajtore për akuzën që Prokuroria Speciale ka ngritur ndaj saj në rastin “Tenderët”. Përveç ish ministres, të pafajshëm u deklaruan edhe dy të akuzuarat Julijana Ugrinovska dhe Lidija Cvetkovska. Kançeska- Milevska në gjykatë u shpreh se do të dëshmojë se janë respektuar të gjitha procedurat dhe se nuk ka shpërdorime gjatë ndërtimit të muzeut të VMRO-së. Avokati i saj nga ana tjetër pohon se janë të pasaktë të dhënat e Speciales se ish ministrja ka keqpërdorur pozitën, duke favorizuar kompani për ndërtimin e objektit.

Për ekzistim të keqpërdorimit me detyrën zyrtare dhe autorizimin nevojitet të ketë dëm ose dobi ndërsa kjo nuk ekziston. Për këtë arsye përdoret kjo floskulë e quajtur favorizimi i ndonjë operatori ekonomik, pa u treguar nëse dikush është dëmtuar me këtë favorizim që nuk ekziston – tha Sasho Dukovski, avokat.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.