Humbje shokuese për Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA-së u mposhtën brenda në Oracle Arena nga Sacramento Kings me shifrat 98-93 duke pësuar kështu humbjen e 17-të sezonale dhe duke pakësuar ndjeshëm shanset për t’i rrëmbyer vendin e parë në Perëndim, Houstonit në fund të sezonit të rregullt.

Pa tre fantastikët Curry-Durant-Thompson të cilët munguan në këtë sfidë për arsye dëmtimi Warriors kthehen në një skuadër shumë të lexueshme dhe të lehtë për t’u mposhtur edhe nga një ekip si Sacramento Kings që mban vendin e 12-të në Perëndim dhe nuk ka asnjë shans për të kapur zonën play-off.

Pavarësisht se zhvilloi një periodë të parë shumë të mirë të cilën e mbylli në avantazhin e 7 pikëve, Golden State nuk ruajti këtë ecuri gjatë gjithë takimit dhe  pikët e Cook e  të tjera të Nick Young ishin të pamjaftueshme për skuadrën nga Oakland.

Vazhdon momenti pozitiv për Oklahoma City Thunder. Rusell Westbrook me shokë regjistruan fitoren e 5-të radhazi pasi mposhtën në shtëpi Los Angeles Clippers me rezultatin 121-113 duke hedhur një hap të sigurtë drejt play-offit. 47 pikët e dyshes Harris-Rivers nuk u mjaftuan kalifornianëve ndërsa te vendasit spikati Brewer me 22 pikë pa harruar Paul George me 19 dhe Rusell Westbrook që arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt të lojës 101-ën herë në karrierë duke e mbyllur ndeshjen me 16 pikë 11 asiste dhe 10 rikuperime poshtë tabelës.

Skuadra e momentit në NBA është padiskutim Toronto Raports. Falë 29 pikëve të realizuara nga ylli DeMare DeRozan, kanadezët mposhtën më vështirësi pas kohës shtesë 122-115 Dallas Mavericks duke regjistruar fitoren e 11-të radhazi dhe duke blinduar vendin e parë në Konferencën e Lindjes. Nuk fal as Boston Celtics.

Skuadra më e titulluar e NBA-së triumfoi në transfertën e Floridas përballë Orlando Magic me rezultatin 92-83 në një ndeshje në të cilën mungonte ylli ekipit Kyrie Irving por në këtë sfidë plot 5 basketbollistë të Celtics arritën një kuotë pikësh me dy shifra.

Tjetër humbje për Los Angeles Lakers e dyta radhazi për kalifornianët të cilët u mposhtën në Staples Center në një ndeshje shumë të luftuar nga Miami Heat me rezultatin e ngushtë 92-91. Diferencën e bëri slloveni Goran Dragic, autori i 30 pikëve për Heats ndërkohë që pas kësaj sfide mund të thuhet me plot gojën se Lakers janë përfundimisht jashtë zonës play-off, pasi as 13 fitore në 13 ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt mund të mos u bënin punë 16-herë kampionëve të NBA-së.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.