Andrea Dovizioso ishte piloti më i shpejtë edhe në provat e dyta të lira në Katar, aty ku këtë fundjavë do të zhvillohet gara e parë e Botërorit të Moto Grand Prix që do t’i japë start sezonit të vitit 2018. Piloti italian i Ducatit parashikohet të jetë protagonist dhe të thotë fjalën e tij në garën për titull ashtu si vitin e kaluar.

Dovizioso ishte i papërmbajtshëm në të premten e Moto Gp teksa në sesionin e dytë të provave të lira regjistroi kohën më të mirë duke e ndalur kronometrin në 1 minutë 54 sekonda e 361 të mijtat.

Menjëherë pas Doviziosos u pozicionua një tjetër italian, Danilo Petrucci që me Pramac Ducatin e tij ishte vetëm 6 të mijtat e sekondit më i ngadaltë se Dovi. Koha e tretë më e mirë në mënyrë surprizuese u regjistrua nga Rins me Suzuki ndërsa ndanë mes tyre vendin e 4-t dhe të 5-të, Lorenzo dhe Iannone.

Vetëm i 6-ti në këto prova kampioni në fuqi i Botës, Marc Marquez ndërsa i 9-ti u rendit Valentino Rossi. Më keq shkuan gjërat për pilotin tjetër të Yamahas, Maverick Vinales i cili mbeti jashtë 10-shes së parë.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.