Një anëtar i organizatës nacionaliste maqedonase “Andon Lazov Janev – Qoseto” ka djegur fotografinë e kryeministrit Zoran Zaev. Bëhet fjalë për Gjorgji Stojkov, i cili aktin e djegies së fotografisë së kryeministrit e ka xhiruar dhe e ka nxjerrë në facebook, informon INA.

Ai ka theksuar se si qytetar i Maqedonisë e ka borxh për të shprehur qëndrimin e tij. “Një ditë ai do të dënohet nga dora maqedonase”, ka theksuar Stojkov. Ai ka shpjeguar në video se reagimi ka ardhur pas largimit të përmendores së revolucionarit rebel maqedonas të historisë së kaluar, Qoseto, i cili ishte konsideruar nga disa historian si vrasës me pagesë i kohës.

Loading...