Sergio Busquets ka folur për mundësinë që Leo Messi të largohet nga Barcelona për të kaluar në Premierligë

Kohëve të fundit Leo Messi ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Premierligë, ku Chelsea dhe Manchster City janë të interesuara për të.

Por, sipas Sergio Busquets, është shumë e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona, ani pse Premierliga është spektakulare.

“Messi në Premierligë? Ai është në shtëpi. Ai jeton në një qytet spektakular dhe çdo gjë që e rrethon e bënë të vështirë largimin e tij. Premierliga është spektakulare, po, ama Barcelona peshon shumë”, tha Busquets gjatë konferencës për media, para ndeshjes së nesërme ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.