Këngëtarja bukuroshe me origjinë kosovare Bebe Rexha duket se po njeh një sukses të madh në Amerikë çka përkthehet dhe në popullaritetin e saj në rrjetet sociale ku në instagram ajo duket se numëron mbi 10 milionë ndjekës.

Së fundi mes saj dhe Nicki Minaj ka rezultuar të ekzistojë një mardhënie shumë e mire,e cila është vënë re në postimet e rrjeteve sociale në kocerte të ndryshme  dhe së shpejti mes dy këngëtareve pritet ketë një bashkëpunim muzikor.

Kjo është bërë e ditur nga Bebe Rexha e ftuar në një nga radiot më të dëgjuara në New York “Morning America” ku e pyetur nga prezantuesi për projektet e reja ajo është përgjigjur: “Projekti im i ri muzikor do të jetë me Nicki  Minaj, një repere shumë e talentuar. Më pëlqen shumë zhanri dhe stili i saj muzikor dhe më lindi dëshira për t’i bërë një ftesë për bashkëpunim. Ajo u shpreh shumë e emocionuar dhe se mezi po priste të fillonim”.

Bebe Rexha pohoi se projekti pritet të dalë në maj të këtij viti dhe është e sigurt se do të ketë një sukses të madh në Amerikë, por edhe Europë.

Pra cfarë mbetet të thuhet tjetër? Le të mirëpresim hitin e radhës! Bebe Rexha na bej krenarë!

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.