Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot me dhimbje të thellë ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta e bashkëluftëtarit të tij,  Jetullah Çarri – komandant Guri, njofton TetovaSot.

Ai në rrjetin e tij social në facebook, i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Çarri, dhe se komandant Guri do të mbetet i kujtuar përjetësisht si një kontribues i madh i luftrave çlirimtare në Maqedoni dhe në Kosovë.

“Sot bashkëluftëtari jonë, Jetullah Çarri – komandant Guri u nda nga jeta duke na lënë në dhimbje të thellë për këtë humbje.

Vepra e Jetullah Çarrit në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj Kombëtare do të mbetet e shënuar përjetësisht për ta kujtuar atë si një nga kontribuesit më të mëdhenj të luftrave çlirimtare.

I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Çarri, bashkëndjej me dhimbjen e tyre.

Prehu në paqe shoku im. Lavdi!”, shkruan Ali Ahmeti./TetovaSot

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.