10 mijë dollarë ndihmë kërkohen për  Goran Angelov, kreun e organizatës “Ando Janev – Qoseto”, i cili është ndër të arrestuarit për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Aksioni për grumbullimin e parave po shkon përmes faqes së njohur të donacioneve “Go fun me”.

Por deri nga 10 mijë dollarë sa kërkohen janë tubuar vetëm 500 dollarë dhe përkundër thirrjeve masive, tregohet një injorim për mbështetjen e këtij personi që shihet se si natën e 27 prillit kërcënonte kryeministrin Zoran Zaev dhe liderin e ASH, Ziadin Sela. Këto para që kërkohen thuhet se dedikohen për të afërmit e tij në Veles.

Loading...