Milan ka hyrë seriozisht në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Fitorja në minutat e fundit e Milanit ndaj Genoas dhe barazimet e Inter dhe Lazio, ka bërë që skuadra e Gennaro Gattusos të hyjë seriozisht në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Milani ka siguruar mesatarisht 2.75 pikë për ndeshje, saktësisht dyfishi i “kushërinjve” zikaltër (1.375) dhe me një hap bindshëm më të mirë sesa Roma e Lazio, respektivisht me 1.7 dhe 1.6 pikë për ndeshje.

Receta “Gattuso” duket se funksionon më së miri, e tani, vendi i katërt që mbahet nga Lazio është vetëm 6 pikë larg dhe pesë më pak se s Inter që renditet në vendin e pestë.

Ndeshja që mbetet ende për t’u zhvilluar, pa ditur ende një datë të saktë, është “derbi i Madonninës”, që do të tregojë më saktësisht se kush nga Inter dhe Milan do të jenë më afër pozitës së katërt.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.