Zinedine Zidane ka pohuar se nuk ka çfarë të dëshmojë kur Real Madridi përballet me Paris Saint-Germainin të mërkurën mbrëma dhe ka thënë se nuk i pengon se çfarë thonë njerëzit për të.

Forma e dobët e Real Madridit këtë sezon nënkupton se shanset e gjigantit spanjoll për trofe tjerë varen nga ajo se si luan në Ligë të Kampionëve, ku përballet me një sfidë të vështirë kundër gjigantit francez, PSG-së, transmeton Express.

“Nuk do ta ndryshojmë atë që njerëzit e thonë për ne. Do të tentoj dhe punoj, gjë që është pasioni im”, ka thënë Zidane.

Ai ka shtuar se për ta më e rëndësishmja është të përqendrohen në ndeshjen e nesërme.

“Nuk kam çka dëshmoj nesër. Krejt çka mund të bëj është të përqendrohem në ndeshje, kjo është më e rëndësishmja tani, jo çka thonë njerëzit për mua”, shtoi francezi.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.