Trajneri i skuadrës së Real Madrid Zinedin Zidan në takimin e rregullt me gazetarë para ndeshjes së nesërme me PSG-në, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka pranuar se cili trajner do ta kishte zëvendësuar në pankinën e kësaj skuadre. “ Si trajner të ardhshëm të Real Madridit, e shoh Gutin. Ai është I gatshëm për të marrë skuadrën. Po përgatitet ta drejtojë skuadrën. Guti është fëmijë I skuadrës dhe kjo është ëndërr e trë gjithëve”, ka thënë Zidan. Ai ka thënë se në ndeshjen e nesërme me PSG-në, nuk ka se për çfarë të dëshmohet. Gose Maria Guti, një ditë më parë tha se dëshiron të ulet në pankinën e Real Madridit.

Loading...