Një ngjarje vërtet e rëndë dhe jo sportive ka ndodhur në futbollin turk. Në ndeshjen mes skuadrës nga Çanakale, Yeni Çanspor dhe asaj nga Stambolli, Sultangazi ka pasur një rrahje masive.

Në fund të takimit të mbyllur me rezultatin 2-2 tifozët e skuadrës vendase kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët miq.

4 prej tyre janë dërguar në spital me dëmtime të rënda. Dhuna vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes. Policia ka nisur hetimet për arrestimin e autorëve.

Edhe në videon e mëposhtme shihet mjaft qartë se disa nga lojtarët kanë marrë dëmtime në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit.