Telekom Maqedoni dhe Qyteti i Shkupit sot dhuruan aparate mjekësore për Spitalin për fëmijë “Kozle”. Aparatet kapin vlerën prej e 10.000 eurove. Donacioni është realizuar nga mjetet të cilat ishin planifikuara për pritjen e Vitit të Ri dhe më pas u ri-destinuan për qëllime humane.

Së bashku me Qytetin e Shkupit, morëm një vendim të drejtë, mjetet që ishin paraparë për pritjen e Vitit të Ri, i ri-destinuam për dhurimin e aparateve mjekësore me të cilat do të përmirësohet cilësia dhe shëndeti I jetës së fëmijëve. E zgjodhëm spitalin Kozle, sepse është institucioni i vetëm I këtij lloji në vend, ku në ditë mjekohen mbi 200 fëmijë – tha Andreas Elsner, Drejtor i përgjithshëm i Telekom.

Drejtori i Kozles , Angelco Andanovski tha se ky spital gjithmonë ka nevojë për aparatura të reja të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë dhe shëndetit të fëmijëve, por gjithashtu ka nevojë edhe për kuadër të infermierëve, gjithsej 20 infermiere,

Faleminderit Telekom-it dhe Qytetit të Shkupit, të cilat mjetet e tyre për pritjen e Vitit të Ri për herë të parë i shfrytëzuan për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve – u shpreh Angelco Andonovski,Drejtor I Spitalit për fëmijë Kozle.

Andonovski madje tha se përmes këtyre aparateve do të zvogëlohet edhe koha e pritjes dhe do të mundësohet terapia e një numri më të madh të pacientëve, ndryshe në nivel vjetor Spitali i Kozles kujdeset për afro 40 mijë pacientë, kryesisht fëmijë./Alsat-m/

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.