Një person i maskuar me kapuç ka tentuar të sulmojë me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, menjëherë pas përfundimit të seancës stërvitore, ndërsa Gjoka ia ka dalë t’i shmanget agresorit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, që po marrin dëshminë e trajnerit të Vllaznisë, ndërsa kanë shoqëruar edhe 2-3 persona, që dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen, raporton Super Sport.

Pak muaj më parë, Gjoka u kërcënua me jetë nga persona të paidentifikuar në Shkodër, ngjarje të cilën tekniku u mundua ta mbajë në hije dhe të mos japë detaje.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.