Savash VELIU

Për të lënë Turqinë në operacionin Afrin në një situatë të vështirë lozet loja e  pengmarrjes së civilëve, sepse  nëse ska civilë, vendet perëndimore dhe SHBA nuk do të kenë një justifikim për të qëndruar aty. Por nëse ka civilë, atëherë do të deklarojnë se; “Turqia bombardon civilët” dhe do të vazhdojnë me shpifjet e tyre. Ata në Afrin nuk i lirojnë civilët që të mos e lënë vetëm PKK (PYD-YPG) ISIS.

Pas Afrinit do të bëhet operacioni Munbixh, aty Turqia do të përballet me SHBA-në. Mendohet se kur ushtria turke do të hyjë në Munbixh atëherë ka gjasa Shtetet e Bashkuara të mos tërhiqen duke ekspozuar lojën e flamurit, dhe kur të godasen pikat me flamurat amerikan do tu thuhet ‘’Ju keni goditur ushtrinë tonë’’ gjë që do të vë Turqinë në një pozitë të vështirë.

Dihet se organizmi PKK nuk mund të jetojë pa Amerikën. Duke ditur këtë Turqia ka  vendosur të thajë moçalin e jo ti mbysë mushkojat, si deri më sot. SHBA nuk ka luftuar kurrë me ISIS (DAESH), por ka qenë e lidhur me ISIS, të gjitha urdhërat e saj organizata i merr nga Shtetet e Bashkuara. SHBA ka justifikuar gjithmonë ISIS për të mbështetur PKK-në. Kur ULS-ja (Ushtria e Lirë Siriane) do ti kalonte Deyrizor, Haseke dhe Rakka në dorë, SHBA-ja bllokoi atë dhe ia dha PKK-së. Është e qartë se nëse SHBA-ja tërheq mbështetjen, organizata nuk mund të jetojë as një muaj.

DAESH apo ISIS një nusprodukt i fuqive të mëdha imperialiste i cili u fabrikua për të përgaditur terreninë e ndërhyrjes së imperialistëve në Irak, Siri e deri në Afrikën Veriore. ISIS erdh u rrit dhe pasi përfundoj missionin u zhduk duke ia lënë vendin grupeve tjerë si pasardhës të tij PKK-PYD-YPG-SDG.

Në Siri nëse nuk do ishte SHBA-ja, regjimi i Asadit do të ishte shkatërruar më 2012 dhe territori sirian do të pastrohej tërësisht nga terrorizmi. Është Assad i cili prodhon dhe mbështet terrorin në Siri. Assadi është ai i cili mbijeton nga terrorizmi i ISIS dhe PKK. Nëse këta organizata zhbëhen edhe Assadi varroset në histori. Nëse Bashar Assad largohet, Siria do të jetë një vend i ri, një vendi i civilizuar, një vend i lirë, një vend kundër dhunës dhe terrorizmit. Këtë Perëndimi nuk e dëshiron.

Është Turqia vendi i vetëm që mbron sirianët. Kur në Siri erdhë Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ata nuk bombarduan terroristët por zonat ku jetojnë civilët. Bombat që hodhi Rusia mbi Idlib ishin më të këqija se në Hiroshima. Turqia, ndryshe nga SHBA dhe Rusia ka shkatërruar terroristët duke u përpjekur për të dhënë territoret siriane pronarëve të vërtetë, në të cilat nuk gjenden asnjë bazen petroli. Populli Sirian do të vazhdojë të bashkëpunojë me popullin e Turqisë. Askush nuk qëndroj pran sirianëve sikur Turqia. Është Turqia vendi i vetëm që lufton për të drejtat e popullit të Sirisë që të qëndrojnë në trojet e tyre shekullore.

Është interesante se si në këto momente kritike u implikua edhe Ushtria israelite që rrëzoi një avioni iranian pa pilot, i cili nga Siria kinse ka kërcënuar hapësirën ajrore të Israelit, dhe pastaj me sulme ajrore ka gjuajtur pozicionet e elementeve pro-iraniane në Siri ku gjatë sulmeve edhe një avion israelit F-16 u rrëzua.

Israeli sulmin e Iranit dhe kundërpërgjigjen e Sirisë i vlerësoj si një shkelje të dhunshme të sovranitetit të saj. Amerika e shqetësuar thellë rreth konfliktit israelito-sirian tha se SHBA-ja do të qëndroj fuqishëm pranë Israelit.

Israeli i cili në çdo rast kurrë nuk i përmbahet kërcënimit ndaj vendeve të botës, ka gjuajtur në territorin e Asadit vetëm 12 pikë pa përfituar nga lufta civile dhe dobësia e ushtrisë, kjo u interpretua si një “skenar” i fabrukuar.

Gjatë javës së kaluar, presidenti i Mossad Yossi Cohen dhe zyrtarët e shërbimeve sekrete ruse kanë raportuar se kanë mbajtur një takim të gjatë. Ngase hapësira ajrore siriane është nën kontrollin rus. Pra, aeroplani Israelit nuk mund të qëllojë pa dijeninë e Rusisë. Një tjetër detaj që vlen të përmendet është se informacioni i detajuar rreth takimit nuk jepet në publik pasi të jenë parë shërbimet e inteligjencës të të dy vendeve.

Ndërsa detajet e krizës israelito-siriane-iraniane, të cilat gjetën reperkusione të gjera në mediat botërore, u debatuan, derisa përdoruesit e mediave sociale morën një hap më tej në lidhje me detajet e krizës së paraqitur. Disa sektorë e kanë lidhur këtë skenar me rënien e një aeroplanit israelit, duke pretenduar se teatri është luajtur në mënyrë që Israeli të mund të bashkohet me luftën në rajon në një mënyrë legjitime (!). Thuhet gjithashtu se kjo çështje është diskutuar në diskutimin e shërbimeve të inteligjencës israelite dhe atë ruse pse jo edhe atë Amerikane e cila ndjehetë në Siri e përjashtuar.

Sidoqoftë operacioni Dega e Ullirit së bashku zbuloi se Afrin nuk ishte një “kanton”, por një ‘Inxhinjeri Kandili’. Është e kuptueshme që Afrin nuk ka qenë vetëm një kanton me tunele nëntokësore, strehimore dhe kampe të mbrojtura. Për shkak të afërsisë me kufirin me Turqinë për të mos u vërejtur aktivitetet tjera të organizatës ajo depërtoj nën  tokë. Në Afrin, shfaqet një Kandil i tretë, në të cilin të gjitha aktivitetet kryhen nën tokë që zgjaten deri te kufiri Turk nga e cila do të destabilizon atë me ndihmën e SHBA-së.

Ky rajon nuk është për Turqinë më si vetëm një kanton, është Kandili në veri të Irakut dhe Kandil i dytë i referohet Shengal (Sinxhar) dhe e treta llogaritet ky në Afrin. E gjithë kjo e ideizuar “Turqia të mos vërej se çfarë bëhet” që të mos u dukë futja e tyre nën tokë. Por Turqia me operacionin e Afrinit ia këputi zhapiut kokën, kurse me Munbixh do ti këput këmbët dhe poqese vazhdon në lindje përtej Eufratit do këpus edhe bishtin!