Ka publikuar foto me një vajzë marokene në rrjetin social Instagram, ndërkohë fansat e tij dhe mediat aluduan se bukuroshja është e dashura e tij.

Këngëtari Shpat Kasapi, i ftuar në studion e PopCulture, ka zbuluar të vërtetën e fotos së publikuar duke shpjeguar se vajza është mikeshë dhe jo e dashura e tij: “Vajza në foto nuk është e dashura ime, është thjesht mikeshë shumë e mirë”.

Ndërkohë Shpati ka zbuluar gjatë intervistës së tij edhe vendet më të çuditshme ku ka dhënë autografe në trupin e vajzave: “Kam dhënë autografe në shumë vende të çuditshme, si psh në gjoksin e vajzave apo në këmbët e tyre. Vajzat kanë bërë çmenduri për mua në kohën kur publikova albumin e parë. Periudha kur fitoja më shumë para ishte në vitet 2000”.

Kujtojmë që Shpat Kasapi ishte i fejuar me modelen Afërdita Dreshaj, ndërsa kohëve të fundit pati deklaruar se është në lidhje dashurie dhe se këngën e re ia ka kushtuar asaj.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.