Vazhdojnë negociatat në nivel të ministrave të jashtëm, thotë zëvendësministri grek i Detarisë, Nektarios Santorinios, lidhur me takimet në Vjenë, pa zbuluar detaje shtesë për bisedimet midis dy krerëve të diplomacive dhe ndërmjetësuesit, Methju Nimic.

Siç raporton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Santorinjos, në intervistën për televizionin grek Skaj, i përsëriti pozitat e Greqisë për emër të përbërë, erga omnes, duke sqaruar se “nuk mund ta ndryshoni emrin për përdorim të përgjithshëm dhe brenda vendit, nëse nuk e ndryshoni Kushtetutën”.

“Pozita jonë është e qartë, emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm dhe kur themi për përdorim të përgjithshëm mendojmë edhe në brendësinë e vendit fqinj. Kur themi për përdorim të përgjithshëm, parakusht është ndryshimi i Kushtetutës”, thotë Santorinjos dhe shton se Athina nuk do të largohet nga këto pozita.

Zëvendësministri grek i Detarisë, thotë se veçanërisht është me rëndësi ajo që Maqedonia ka bërë ndryshime në emrat e aeroportit dhe autostradës, që sipas tij është hap i rëndësishëm dhe largim nga irredentizmi.

Në lidhje me mospajtimin nga partneri i koalicionit në Qeveri, Panos Kamenos, Santorinjos thotë se Greqia, që moti ka pranuar emër me termin Maqedoni.

“Në këtë moment, nuk kemi asnjë vend pa emër. Ka emër, gjithsesi emër i përkohshëm për të cilin kemi nënshkruar ne, ku është përfshirë termi Maqedoni dhe gjithashtu edhe 130 vende të cilat e kanë pranuar nën emrin e saj kushtetues”, tha zëvendësministri grek

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.