Prezantuesja e “Le lene”, Nadia Toffa i ka rrëfyer publikut të saj luftën  e vështirë me sëmundjen e kancerit.

Toffa I mungoi ekranit që prej 2 dhjetorit erdhi si rrjedhojë e kancerit.

Një nga imazhet më të dashura italiane tregoi se gjatë këtyre muajve ka bërë një ndërhyrje e më pas kimioterapi e radioterapi.

Toffa përloti kolegët e publikun teksa tregonte se kishte fituar betejën ndaj kancerit. Ajo shtoi se gjatë kësaj kohe humbi peshë, teksa me shaka pranon se paruket i duken më të bukura se flokët e saj.

Kaq ka mjaftuar që Nadia t’u japë kurajo femrave që vuajnë nga kanceri, por mbi të gjitha të fitojë miliona zemra.

Edhe pse vetëm tani u arrit të zbulohej për herë të parë se çfarë kishte, Nadia gjatë vitit 2017 ishte personi më i kërkuar në google për shkak të sëmundjes së menjëhershme.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.