Dashuria nuk komandohet, por një ndihmë e vogël mund t’i jepet. Nga vitet gjashtëdhjetë e deri më sot shijet e grave në dashuri nuk kanë ndryshuar. Magjia e “bukuri dhe mallkim” i prek të gjithë. Por, duke pasur partnerë të arsimuar mirë dhe të besueshëm, kemi benefite të rëndësishme.

Arsimimi gjithmonë është fitues – Në bar, në diskotekë ose në restorant, një njeri i paedukuar mbetet i tillë edhe nëse është i bukur. Nga ana tjetër një mashkull i edukuar gjithmonë lë një përshtypje të mirë. Edhe zënkat dhe grindjet janë më të thjeshta me meshkujt e arsimuar dhe që nuk e humbasin durimin.

Nga ai mësojmë gjithçka – Njerëzit e arsimuar kanë një bukuri të veçantë. Kjo konfirmohet nga suksesi i prezantuesit Alberto Angela, i konsideruar si një seks simbol i ri. A keni ndonjë pyetje në lidhje me historinë, drejtshkrimin e një fjale apo nuk e mbani mend krahinën e një vendi? Nuk duhet të bëni gjë tjetër veçse të pyesni partnerin tuaj.

Mos e shpenzoni pagën tuaj për shopping dhe palestër – Nuk është një rregull fiks, por zakonisht mashkulli “studioz” është dorështrënguar dhe nuk i shpenzon të gjitha paratë e tij në rroba dhe trajtime për kujdesin e trupit. Të paraqitesh sa më mirë dhe të kujdesesh për trupin është një gjë e mirë, por duke e ditur se i dashuri juaj preferon të blejë një libër më tepër se një fustan apo një krem trupi është një ‘kryengritje’.

Asnjë siklet me prindërit – Dreka të vonuara dhe darka të anuluara që të mos vuajmë predikimin e prindërve. Më në fund do të kemi një të dashur të pëlqyer nga të gjithë, që mund ta marrim me vete kudo dhe pa siklet. Sigurisht kushërirat do të vdesin nga smira për bukurinë e të dashurit tonë. Por ne do t’i shmangim nëse zbulojmë qëllime të këqija.

Për të ne jemi unike – Arsyeja është e vështirë për t’u shpjeguar, por të kesh një partner më “të shëmtuar se vetja” shpesh krijon një formë nënshtrimi. Kjo është arsyeja pse do të jemi gjithmonë të dashuruara. Nga frika se mund t’i braktisim, atëherë, ai do të na mbushë me dhurata dhe do të ketë vetëm fjalë të ëmbla për ne.

Siguria ekonomike – Zakonisht “inteligjentët” kanë një punë të mirë. Arsyeja për të cilën, në vend që të biem në dashuri me burra të bukur, nganjëherë duhet të jemi paksa të vyeshëm dhe të mendojmë për të ardhmen e familjes.

Asnjë tradhti – Ne nuk mund ta vëmë dorën në zjarr, por nëse zgjedhim një djalë të mirë, kemi besim se ai nuk do të na tradhtojë. Rrini të qetë kur del me shokë. Daljet na bëjnë mirë të dyve dhe stimulojnë jetën në çift.

Për një familje të lumtur – Ajo që ka rëndësi është të ndihemi të dashuruara. Të kemi një marrëdhënie të qëndrueshme, e cila na bën të ndihemi mirë dhe të shëndetshme si para ashtu edhe pas martesës. Një baba inteligjent dhe i kujdesshëm mund t’i ndihmojë fëmijët me detyrat e shtëpisë dhe na lejon t’i kushtojmë pak kohë vetes. Tani nuk ngelet gjë tjetër veçse të dilni dhe të gjuani për mashkullin tuaj ideal.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.