Një moment shumë qesharak është filmuar me telefon të mençur në një aeroport, ku një djalë i ri mbeti me fytyrë të skuqur pasi babai i tij ishte tallur me të duke ia futur në valixhe një lodër seksi.

Videoja shfaq momentin kur ky i ri derisa po kalonte përmes skanerit me rreze X në aeroport, pjesëtarja e sigurimit i gjen një lodër seksi brenda valixhes, moment ky që e vuri atë në pozitë të palakmueshme

Por ai shpejt e kuptoi se ishte pjesë e një shakaje që ia kishte përgatitur babai si “shenjë mikpritje”, derisa pjesëtarja e sigurimit ishte në dijeni për këtë dhe ajo po qeshte me këtë moment.

Ted Anderssen nga New Orleans, Louisiana, dëgjohet duke qeshur me zë derisa biri i tij nuk mund ta shikonte në sy pjesëtaren e sigurimit të aeroportit nga turpi që i gjeti lodrën e seksit në valixhe.

Andressen ka publikuar në profilin e tij në Facebook, videon e këtij momenti me një mesazh të shkruar përbri: “kur i fut djalin në valixhe një lodër seksi. Moment interesant”.
Pamjet e kësaj videoja janë shikuar mbi 22 milionë persona në mbarë botën, dhe është shpërndarë më shumë se 446 mijë herë.

 

Loading...