Reperi Isaiah Acosta ka lindur me një sëmundje të quajtur “situs inversus”, e cila nënkupton se pjesa më e madhe e organeve ishte në vendin e gabuar. Gjithashtu ai nuk ka të zhvilluar kockën e nofullave. Ai është tekstshkrues dhe reper, por nuk mund të flasë. “Doktorët na thanë se Isaiah do kalonte jetën e tij në shtrat, do ishte i verbër, i shurdhër dhe i paaftë për të ecur. Por ai mbijetoi”, tha nëna e tij për BBC. Reperi përdor pajisje të vecanta për të marrë frymë dhe për t’u ushqyer. Për të komunikuar me të tjerët në lidhje me kërkesat e tij, ai përdor celularin. Mënyra se si ai bën rep bëhet me ndihmën e studios Trap House që interpreton tekstet e tij. Isaiah dhe Trap House kanë publikuar dy këngë dhe planifikojnë që të vazhdojnë me këtë ritëm për të zhvilluar një turne.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.