Policia e Prizrenit ka njoftuar se pas një muaj hetimesh ka arrestuar një person, i cili dyshohet për zjarrvënie, nga e cila u dogjën dy vetura, u dëmtua pjesërisht një shtëpi dhe u përfshi nga flakët një shtyllë elektrike.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 20 janar, rreth orës 3:00 të mëngjesit, në rr. “Rifat Krasniqi”, në Prizren.

Pas një muaj hetime intensive nga hetues rajonalë është identifikuar një person i gjinisë mashkullore, i cili në momentin kritik është parë në vendin e ngjarjes, njofton Policia.

“Kjo dëshmohet edhe me provat materiale të cilat i ka siguruar policia dhe të njëjtat do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit policor.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.