Guti shpreson ta shohë Neymarin të veshur me fanellën e bardhë.

Neymar, që gjatë verës së kaluar u largua nga Barcelona për te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro, lidhet me një rikthim të shpejtë në Spanjë, por te rivali përbetuar i katalunasve, Real Madridi.

Edhe José María Gutiérrez ‘Guti’, ish lojtar i Realit, tashmë trajner i Juvenil (ekipit të tretë), e dëshiron brazilianin në “Santiago Bernabeu”.

“Neymar në Madrid? Shpresoj që ai do ta veshë fanellën në të ardhmen”, tha Guti.

“Nëse dëshiron të përparojë dhe të arrijë majat e futbollit, mund ta bëjë vetëm në Real Madrid”.

“Ai ka qenë në klub të rëndësishëm siç është Barcelona dhe tani është te një tjetër si PSG-ja, por ju vetëm e shihni (duke luajtur) në Champions League. Gjithçka që po i mungon Neymarit është Real Madridi”, shtoi mes tjerash Guti.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.