Filloi takimi i ministrave të  punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë  Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësin Methju Nimic në Vjenë, transmeton MIA.

Ky është raundi i tretë i negociatave të ripërtërira midis dy vendeve për zgjidhjen e pothuajse kontestit tridhjetëvjeçar për emrin e Maqedonisë.

Negociatat për herë të parë pas ripërtëritjes zhvillohen në nivel të ministrave të punëve të jashtme, pasi  për këtë i daakorduan kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në takimin në Davos muajin e kaluar.

Dimitrov dhe Koxias dje patëm takim në Vjenë, ku i harmonizuan pozicionet para takimit të sotëm me Nimicin.

Nuk ka informacione nëse në takimin e sotëm do të shqyrtohet draft-marrëveshja, të cilën për në mes të shkurtit e paralajmëroi Koxias.

Ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve dhe pres shërbimi i KB-së, dje njëkohësisht e paralajmëruan takimin mes dy minsitrave me Nimicin.

Raundin e ri të bisedimeve që nga java e kaluar e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, i cili theksoi se Maqedonia bën gjithçka që të dëshmohet se nuk ka kurrfarë motivesh irredentiste.

Zaev e shprehi edhe gatishmërinë e palës së Maqedonisë që të pranohet përcaktimi gjeografik, por përmendi se nuk sheh nevojë për ndryshim të Kushtetutës së vendit.

Emër i përbërë edhe për përdorim të jashtëm edhe për të brendshëm, për të cilin duhet ndryshim kushtetues dhe  tërheqje e të gjitha dyshimeve për qëndrime irredentiste, është korniza që garanton mbylljen e problemit, paralajmëroi sot Cipras në takimin e grupit parlamentar të SYRIZA-s.

Negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë u ripërtërinë më 12 dhjetor të vitin e kaluar në Bruksel, kur me ndërmjetësuesin Nimic u takuan  negociatorët Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis. Në raundin e fundit të bisedimeve për emrin i cili u mbajt më 17 janar në Nju-Jork ndërmjetësuesi Nimic doli me një seri sugjerimesh dhe propozimesh dhe vlerësimesh se në shesh është zgjidhje e kontesti shumëvjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Ndërmjetësi kah fundi i muajit të kaluar i vizitoi Athinën, më pas edhe Shkupin, ku kishte takime të ndara me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës së Greqisë dhe Maqedonisë.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.