Qeveria e Kosovës ka ndarë 600 mijë euro për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Këto mjete janë ndarë nga Fondi i Rezervave dhe deponohen te Ministria e Kulturës

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se për ngjarjet që kanë kosto duhet të planifikohen më herët. “Me qëllim që të na lehtësojnë punën është mirë që të planifikohet me kohë”, ka theksuar Hamza.

Qeveria ka ndarë, po ashtu, edhe 100 mijë euro për manifestimin gjithëpopullor për shënimin e Epopesë së UÇK-së.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në këtë mbledhje të Qeverisë ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me vizitën e delegacionit kosovar në SHBA.

“Dua të ndaj me ju një informatë të vizitës në Amerikë. Ka qenë një delegacion i madh i Kosovës në SHBA. Ngjarja e parë ishte pritja në 10 vjetorin e Pavarësisë. Me rendësi ishte që në këtë pritje ishte prezent një nivel i lartë i institucioneve të Amerikës. Këshilltari për siguri i Trumpit. Ajo që më bëri përshtypje në këtë pritje ishte qëndrimi i qartë i Amerikës se Amerika vazhdon me qenë me Kosovën dhe e përkrah Kosovën në perspektivën e vet si shtet i pavarur dhe sovran. Kam pas takim me Departamentin e Shtetit. Kam pas takim me drejtorin e CIA-s kemi biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Kemi pasur plot takime dhe një vizite në IOWA. Në këtë vizitë dhe në bisedat që i kemi pas na inkurajojnë më i kryer punët e shtëpisë si Kosovë”, tha ai.

Loading...