Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, nesër do të arrijë në Kosovë, pasi dështoi ta realizojë këtë vizitë më 6 shkurt për shkak të kushteve jo të përshtatshme meteorologjike.

Kjo vizitë që pretendohet t’i jap një zgjidhje kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, do të ndodhë nesër.

I pari që do ta pres Markoviqin është kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, i cili së fundmi nisi një iniciativë që t’i gjendet një zgjidhje çështjes mes dy kufijve.

Kjo është agjenda:

E mërkure, 15.02. 2018

16:00 – Arritja e Delegacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Pritje protokollare nga zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

16:30 – 16:40 – Pritja me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj (PAMJE- Ndërtesa e Qeverisë)

17:45- 18:15 – Konferenca për shtyp (Objekti i Qeverisë, Salla P38)

E enjte, 15.02. 2018

09:10 – 09:40 – Pritje nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit)

09:45 – 10:15 – Pritja nga Presidenti  i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Kabineti i Presidentit)