Kultura shqiptare në vendin tonë, pas shumë e shumë vitesh më në fund trajtohet institucionalisht. Publikimi i rezultateve për financimin e projekteve kulturore nga ministria përkatëse – Ministria e Kulturës e RM-së, e dëshmon se 2018 – ta, që përkon edhe me Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, do të jetë viti i realizimit të qindra projekteve kulturore shqiptare, të cilat gëzojnë tashmë mbështetjen, financimin e shtetit – Ministrisë së Kulturës.
Shoqata jonë, Shoqata për kulturë “Tradita” dhe Klubi letrar “Metafora”, në programin vjetor kanë parashikuar realizimin e disa veprimtarive, shënimin e përvjetorëve të poetëve dhe artistëve të njohur, mbajtjen e orëve letrare, organizimin e tribunave, debateve, konferencave shkencore, etj.
Mbështetja institucionale e Ministrisë së Kulturës për edicionin V “Lidhja na bashkon” që do të mbahet më 10 qershor 2018, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, për botimin e punimeve shkencore “Të persekutuarit dhe të burgosurit politikë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë”, mundëson realizimin e plotë dhe të suksesshëm të projekteve tona.
Ndaj, ne anëtarët, veprimtarët dhe bashkëpunëtorët e Shoqatës për kulturë “Tradita” , u shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë, Valmir Azirit – Sekretarit shtetëror dhe anëtarëve shqiptarë të të gjitha komisioneve, të cilët me profesionalizimin e tyre përzgjodhën projektet tona letrare – artistike që do të vihen në skenë për publikun vendas dhe jo vetëm.

Loading...