Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL) nuk e mbështet propozimin për rritjen e kufirit të moshës për pensionim, pasi që vlerëson se kjo nuk do të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme drejt rritjes së fondit pensional, si dhe se në mënyrë negative do të ndikojë ndaj të punësuarve, kompanive dhe ekonomisë. Rritja e kontributeve për dy për qind mund të pranohet nëse ekziston konsensus me organizatat e punëdhënësve përmes shqyrtimit të implikimeve afatshkurtra dhe afatgjata prej reformës.

“Maqedonia si vend i cili ndodhet në vendin e fundit në Evropës sipas “cilësisë së qëndrueshme të jetesës”, ndërsa si pjesë e indikatorëve të cilët e përcaktojnë cilësinë e jetës janë shpërndarja e sëmundjeve, shkalla e papunësisë, jetëgjatësia e pritur, gjendja e mjedisit jetësor, nuk guxon të lejojë që punëtori në mënyrë plotësuese të mbingarkohet me rritjen e kufirit të moshës për pensionim. Përkundrazi duhet të vendoset stazhi me beneficion për vendet e punës të cilat paguhen pak dhe të vendoset mundësi për pensionim të parakohshëm nën kushte të tjera, thuhet në kumtesën e KSL.

Që atje vlerësojnë se nevojitet në mënyrë sistematike të punohet në zhvillimin e qëndrueshmërisë së sistemit pensional edhe atë përmes më shumë politikave siç janë rritja e shkallës së punësimeve përmes masave aktive edhe atë punësim në vendet të punës jashtë atyre që paguhen pak, përmes zvogëlimit të vëllimit të ekonomisë joforomale me format e ndryshme të stimulimit dhe mbështetjes së formalizimit të aktiviteteve ekonomike joformale me çka shkalla e të punësuarve kundrejt pensionistëve do të rritet.

KSL gjithashtu, vlerëson se rritje të pensioneve duhet pasur, në korniza të qëndrueshme pasi në të kaluarën, ndërsa edhe sot një pjesë e tyre janë kategori sociale.

“Në Maqedoni më shumë se gjysma e pensionistëve janë pranues të pensionit minimal, ndërsa vetëm rreth 5 për qind janë pranues të pensionit më të lartë se paga mesatare. Plakja e popullatës nuk duhet të shihet si problem kryesor për qëndrueshmërinë e fondit pensional, duhet të sillen strategji për stimulimin edhe të shtyllës së tretë me qëllim të rritjes së ndikimit të saj ndaj të ardhurave pensionale”, thuhet në kumtesë.