Shqipëria dhe Greqia shpresojnë se deri në pranverë do t’i “ngrohin” marrëdhëniet, të cilat sipas “Katimerinit” tani janë në kushte të temperaturave siberiane.

Gazeta greke njofton se Athina dhe Tirana shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për çështjet për të cilat po zhvillohen “negociata sekrete” në nivel të ministrave të punëve të jashtme, e ajo do të nënshkruhej gjatë vizitës së paralajmëruar të kryeministrit grek Aleksis Cipras në Shqipëri.

“Katimerini” pohon se Shqipëria është shumë e interesuar për përfundimin e suksesshëm të negociatave, duke marrë parasysh se në prill Komisioni Evropian duhet ta parashtrojë Raportin për përparimin e vendit. Nga ana tjetër, Greqia – si vend anëtar ka mjete që të pengojë rrugën eurointegruese të Tiranës, kur pritet që Eurokomisioni të përcaktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim.

“Athina dëshiron të mbyllë një nga frontet e mëdha dhe të rëndësishme për të, që është, po ashtu, i lidhur me Lindjen. Edhe kjo ndodh në kohën kur fronti i dytë, ai me Shkupin, tregon se do të lëvizë nëpër negociata të vështira me fund të pasigurt”, shkruan “KatimerinI”.

Pas takimeve të ministrave të punëve të jashtme të Greqisë dhe të Shqipërisë, Nikos Koxias dhe Ditmir Bushati, së pari në Kretë, e pastaj edhe në Korçë, është dakorduar zhbllokimi i marrëveshjes prej vitit 2009 për rivarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë të vrarë në malet e Shipërisë gjatë luftës greko-italiane.

Gazeta, duke iu referuar burimeve të saj, pohon se në rendin e ditës së Athinës janë para së gjithash çështja rreth zonave detare, e pastaj edhe kërkesa për ndryshimin e librave në kuptim “të shmangies së teksteve irredentiste”. Këtu, siç thuhet, mendohet për tekste për minoritetin etnik grek në Shqipëri, me theks në pronën e tyre.

Shqiptarët megjithatë, sipas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, kanë kërkesa lidhur me ligjin për gjendjen e luftës mes dy vendeve, pastaj çështja për çamët dhe marrëveshjes për rikufizimin e zonave detare

Loading...