Pronari i një kafeneje në Bangkok, Tajlandë po kërkonte një ide për ta bërë biznesin e tij të suksesshëm, në mënyrë që kafeteria e tij të kishte më shumë punë.

Kështu, Prasong Runaakorn, pronari i Nina’s Coffe, vendosi që t’i përdorë dy modele të veshura vetëm me përparëse dhe take, me shpresën se do të tërhiqte klientë në kafenenë e tij.

 Një modele, Minggomut Ming Kongsawas, pozoi për fotografi, përderisa tjetra, Arisa Suwannawong, u shfaq në një video, transmeton Gazeta Express.

Kur pronari i publikoi ato online, tërhoqi vëmendje të madhe duke bërë që interneti të shpërthente.

Por, tani ai po përballet me ligjin, që është shumë konservator në Tajlandë, për shkak të shpërndarjes së këtyre fotografive – dhe në vend të shitjeve, ai tani do të ketë nevojë për një avokat.

Kjo nuk është kafeneja e vetme e tillë në botë. Të njëjta ka edhe në SHBA (si Cowgirls Espresso dhe Bikini Baristas).

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.