Çdo aviokompani ka logon edhe emrin e saj në bishtin e aeroplanit, por shumica prej tyre janë të lyer me ngjyrë të bardhë.

Pse? Ngjyrat e lehta reflektojnë diellin dhe rrezatimin diellor, derisa aeroplani është duke fluturuar dhe e ndihmon që brenda kabinës të jetë më freskët.

“Është njëjtë sikur i vëni trupi krem për ruajtjen e diellit nga rrezet e diellit”, ka deklaruar profesori John Hansman i Aeronautikës dhe Astronautikës.

Më poshtë mund të gjeni të detajuar shpjegimin se ndodh një gjë e tillë”

Pse shumica e aeroplanëve janë të lyer me të bardhë? Kjo nuk është ngjyra e tyre “natyrale”. Kompanitë që prodhojnë aeroplanët shpenzojnë 65 gallon për të lyer një aeroplan. Por pse?

Ekspertët e kanë krahasuar rastin e aeroplanit sikur kur një i ri vendosë të kalojë ditën në plazh, dhe për ta shmangur djegien e lëkurës lyen trupin me krem.

Njëjtë ndodh edhe me të gjithë ne kur veshim bluzë me ngjyrë të zezë trupi jonë do të ndjej më shumë nxehtësinë apo rrezet e diellit, por njëjtë nuk ndihemi nëse e veshim bluzën me ngjyrë të bardhë.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.