Ilir Meta i lidhur me kompaninë “Arbi Garden” që iu bllokuan dhe sekustruan sot mbi 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Madje mësohet se është pronari i vërtetë i kësaj sasie droge bashkë dhe me njerëzit e Sali Berishës.

Pronari i kësaj kompanie quhet Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj. Ai është i afërm i ish zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, ish truprojë e Sali Berishës dhe njerit të përmendur dhe në kabllogramet e ambasadorit amerikan për trafik droge, Agron Kuliçi, raporton Pamfleti.com.

Njëherësh Ilir Meta përmes ministrit të Bujqësisë së asaj kohe Edmond Panariti, përmes një fondi të sjellë nga A.ZH.B:R  që drejtohej nga gruaja e Vangjel Tavos deputet i LSI, cikël i mbyllur ky, më 2015 i dha një grant prej 264 mijë dollarësh. Fond ky i përfituar bashkë me një kompani tjetër. Ndërkohë që pronari i kompanisë “Arbër Garden” që priti drogën në Maminas është tropojan, Arbër Kuliçi (Çekaj).

Ja dhe dokumenti i subvensionit nga A.ZH.B.R:

Edhe pse në publik ka përdorur mbiemrin Çekaj, mbiemri i tij është Kuliçi. Kompania rezulton se e ka bërë 97 herë linjën e transportit me Kolumbinë, duke filluar vite më parë dhe duke krijuar një “biografi” të fortë importi nga Kolumbia.

Sasia e mbi 613 kg kokainë që u kap sot në ngarkesën e tij, është goditja më e madhe që policia i ka dhënë trafikut të drogës. Edhe pse Meta, Basha, Monika tentuan të përbaltin aksionin e policisë, duke ja faturuar atë ndërrimit të klaneve në pushtet, në fakt mbiemri na kujton një klan të vjetër të policisë në kohën e PD. I cili ka të bëjë me Agron Kuliçin, ish zv.drejtori i Policisë së Shtetit, ish truprojë e Sali Berishës dhe njeriu që në disa artikuj rresht “Pamfleti.com” ka bërë me dije se ka lëvizur drogërat e rënda në drejtim të vendeve të BE. Madje për drogën e Shkelzen Berishës sakrifikoi dhe katër oficerët e antidrogës që ia çoi në pritë Dritan Dajtit po në Durrës të cilët u vranë. Në bashkëpunim dhe me Klanin e Metës në Durrës dhe në Shijak.

Por le të kthehemi tek kompania “Arbi Garden” dhe pronari i saj. Ka qënë Ilir Meta që përmes njeriut të tij, ish ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti i ka dhënë një grant kësaj kompanie me një vlerë prej 264,000 dollarë.

“SE-BI shpk përfitoi një grant për të financuar një pjesë të investimit të ri në 2 dhoma frigoriferike, ndërsa Arbi Garden përfitoi një grant për të financuar një pjesë të investimit në 7 dhoma të reja frigoriferike.

Më 4 Qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe Arbi Garden, dy agrobiznese me qendër në Tiranë të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane. Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit. Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftimin e dhënë në atë kohë nga ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga ‘i urti” Edmond Panariti.

Pra ka qënë Meta që ka investuar rëndë për këtë kompani për të investuar në 9 dhoma frigoriferike moderne. Që në të vërtetë kanë shërbyer dhe si depozita moderne për mbajtjen e kokainës së pastër që miku i Metës dhe financues i LSI do magazinonte për ta shpërndarë më pas në vendet e BE, por dhe në tregun e lindjes. Përfshirë vende të BE në lindje Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki dhe tre vendet balltike. Një trafik që ka filluar ka vite, ndoshta dhe para vitit 2015.

Pra Ilir Meta sikurse ka shkruar dhe “Pamfleti.com” vijon ta drejtojë trafikun e drogërave të forta dhe tani që supertrafikanti Klemend Balili i LSI është në kërkim ndërkombëtar. Meta ka krijuar baza të tjera, të cilët kanë vijuar pa ndërprerje këtë trafik. Madje me paratë e këtij trafiku LSI është financuar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për të marrë rezultatin me 19 deputetë.

Me sa duket Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Lulzim Basha, pa përjashtuar Berishën u nxituan shumë sot teksa deklaruan se DEA amerikane e antidrogës bëri goditjen sapo erdhi në Shqipëri. Në të vërtetë DEA është prezente në Shqipëri përmbi një vit e gjysmë, dhe po ndjek të gjitha lëvizjet e Metës, Berishës, Monikës, Ylli Manjanit dhe njerëzve të krimit dhe trafikut të drogës që lëvizin këtë trafik në emër të tyre. Duke bërë që një nga një të bien në prangat e policisë trafikantët e drogës të Ilir Metës dhe të Sali Berishës. Këtë e pohoi dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili tha se tashmë të gjithë trafikantët janë nën shenjestrën e policisë.

Drejtori Ardi Veliu dha detaje se vlera e lëndës narkotike mund të kapte shifrën e 180 milionë eurove dhe se sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një kontenier bananesh. Kokaina ishte e ndarë në 528 pako dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, më 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Kuliçi(Çeka)”, tha mes të tjerave Veliu./Pamfleti.com