Gian Piero Gasperini është tallur me Interin, për të cilën thotë se nuk ishte skuadër e madhe

Trajneri italian, Gian Piero Gasperini është tallur me ish-skuadrën e tij Inter, ku kishte qëndruar për një kohë të shkurtër.

Gaspirini thotë se nuk ka qenë asnjëherë në një skuadër të madh, sepse kur drejtoi Interin nuk ishte e tillë.

“Rikthimi në një ekip të madh? Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një skuadër të madhe. Interi? Nuk ishte një skuadër e madhe, të paktën sa i përket vlerave teknike”, u shpreh Gasperini për Tuttosport.

Italiani është një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimi e Kombëtares së Italisë

Loading...