Ata janë dy emrat më të dashur të publikut shqiptar sa i përket humorit.

Bes Kallaku dhe Ermal Mamamqi veç kolegë janë dhe miq mjaft të mirë. Por edhe pse ka kaluar kohë nga dasma e Besit dhe Xhensilës, nuk është harruar historia e ‘zarfit me para’ të Ermalit që mungoi në dasmë.

Besi dhe dhe bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj, janë duke kaluar disa ditë pushimi në Santorini, duke shijuar pamjet e mrekullueshme që të ofron ky ishull.

Por duket se Ermal Mamaqi i “ndjek” edhe atje.

Aktori i humorit ka publikuar një foto në “Instagram” ku shihet një sallatë të cilës nuk mund t’i mungonin domatet, të cilat Besi i pëlqen shumë.

“Kur Ermal Mamaqi do me rregullu muhabetin se nuk i është  gjetur akoma zarfi i dasmës”- shkruan Besi bashkangjitur fotos së sallatës dhe një pusullë ku shkruhet “këtë e ke nga Ermal Mamaqi.”

Image

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.