Justin Kluivert është një nga emrat më premtues në futbollin holandez, ku po shkëlqen me gjigantin, Ajax

Talenti holandez, Justin Kluivert po shkëlqen këtë sezon me Ajaxin, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Ai gjatë një interviste për Helden tregoi se preferon Barcelonën për Realin, por tha se ai nuk është askush që të refuzojë kampionin evropian.

“Unë kam preferuar gjithnjë të shkojë në Barcelonë para Real Madridit. Barcelona është në zemrën time, por kush jam unë t’i them jo Realit”, tha Kluivert.

Holandezi po ashtu tha se e sheh veten brenda pak ditësh të luajë në Premierligë.

“Nëse marr një ofertë të mirë do ta konsideroja largimin nga Ajax. Pas disa vitesh e shoh vetën të luajë në Premierligë në një nga skuadrat si Arsenal, Tottenham, Chelsea ose Manchester United”, u shpreh ai në fund

Loading...