Për shkak të kryerjes së ndërhyrjeve të planifikuara teknike në rrjetin shpërndarës nga ana e ekipeve të “EVN Maqedoni”, nesër, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e konsumatorëve në lagjet Gazi Babë dhe Karposh.
Pa furnizim me energji elektrike, nesër nga ora 08:45 e deri në 14:30 do të jenë konsumatorët e rrugëve “Roman Kaskaljeviq”, “Fushtanska” dhe “Alija Avdoviq” nga fillimi i Xhamisë, si dhe pjesë e rrugëve “Zheglajn” te stacioni i fundit të autobusit me numër 45, në komunën e Gazi Babës.
Prej orës 9:00 e deri në 12:00 , pa furnizim me energji do të mbesin një pjesë e konsumatorëve të rrugëve “Vlladimir Kavaev” dhe “Izvor” në komunën e Karposhit.
Në periudhën e njëjtë pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët e rrugës “23” në fshatin Sopishtë, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza të qytetit të Shkupit.
Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.