Pas 2 humbjeve radhazi, Chelsea është rikthyer te fitorja dhe këtë herë me rezultat bindës ndaj West Bromit. Skuadra e Contes ka triumfuar me shifrat 3-0 në ‘Stamford Bridge’, në praninë e mbi 40 mijë tifozëve të pranishëm.

Kapiteni i londinezëve, Eden Hazard ishte protagonist i kësaj fitoreje,. Me dy gola të shënuar, ndërsa rrugën e rrjetës e gjeti edhe Victor Moses. Në fushë u rikthye edhe Alvaro Morata, që zëvendësoi Olivier Giroudin në minutën e 63-të dhe asistoi në golin e dytë të Hazardit.

Me këtë fitore, Chelsea rikthehet në vendin e 4-t, me 53 pikë, një më tepër se Tottenhami i vendit të 5-të, ndërsa krahas dy londinezeve, edhe Manchesteri e Liverpooli do të zhvillojnë një garë interesante për të siguruar një vend në zonën Champions.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.