Gjykata Penale e caktoi për më 28 shkurt gjykimin për rastin e PSP-së “Tortura”, në të cilin janë të akuzuar ish-njeriu i parë i “Alfa”-ve Ivica Antevski – Puki dhe pesë pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti për arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Lube Boshkovski.

Prokuroria Speciale Publike po i ndjek për torturim dhe veprim tjetër të ashpër, jonjerëzor apo ofendues dhe ndëshkim.

Në këtë procedurë i akuzuari i parë ishte ish-njeriu i parë i DSK-së, Sasho Mijallkov. Por, gjykata pjesërisht e pranoi aktakuzën e PSP-së dhe sipas vendimit të marrë, do t’u gjykohet vetëm gjashtë pjesëtarëve të njësitit “Alfa”, por jo edhe ish-njeriut të parë të DSK-së.

Ndaj këtij vendimi PSP dorëzoi ankesë dhe tani Gjykata e Apelit duhet të vendosë nëse aktakuza do t’i dedikohet edhe Mijallkovit.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.